7 vjet qetësi e trefishtë mendore. MG garanton përvojën më të shkujdesur të
drejtimit automjeteve.
Blerja pas së cilës mund të jesh i shkujdesur për 7 vjet është ëndrra e çdo
pronari automjeti dhe kjo është ajo që MG u ofron klientëve në tregun e Evropës
Qendrore dhe Lindore nga shtatori i vitit 2023. 7 vjet paqe e trefishtë mendore është një
mundësi që ofron kombinimin e: 7 vjet garanci fabrike, 7 vjet asistencë në
rrugë dhe 7 vjet kontroll falas për të gjitha automjetet e reja.
MG është një markë legjendare, me një histori të gjatë, si dhe marka me rritjen
më të shpejtë të automjeteve elektrike dhe atyre hibride plug-in në tregun
evropian, me 118, 000 makina të shitura në tregun e Europës qendrore dhe
lindore në gjysmën e parë të vitit 2023, pas rihyrjes në treg një vit më parë.
Pavarësisht faktit, nëse klientët planifikojnë të blejnë një kabrio apo një
SUV, siguria dhe besueshmëria janë bërë thelbi i faktorëve më të rëndësishëm
gjatë zgjedhjes së një automjeti, veçanërisht pasi MG ZS përdoren shpesh si
automjete familjare.
Qasja
inovative e MG ndaj problemit është zgjatja e garancisë ekzistuese të fabrikës
prej 7 vjet/150,000 km me dy oferta shtesë, për të siguruar që drejtuesit e
automjeteve MG mund të ndihen të sigurt në çdo kohë dhe kudo në rrugë.
7
vjet asistencë në rrugë, duke përfshirë thirrjet falas në qendrën e asistencës
dhe të tërheqjes, rimorkimit deri te salloni më i afërt i shitjeve të MG kudo
në Evropë; kontrolli i ri 7-vjeçar “shëndetësor”
i gjendjes siguron që automjetet MG të jenë gjithmonë në gjendje shumë të mire,
pa pagesë, duke kontrolluar periodikisht 7 sisteme (motorin, transmisionin,
drejtimin, amorizimin, sistemet e frenave, sistemin A/C dhe sistemin elektrik)
për sa i përket funksionit, korrektësisë, gjendjes dhe rrjedhjeve.
"Qëllimi ynë është të ofrojmë një përvojë unike dhe të sigurt udhëtimi për
të gjithë pronarët e automjeteve MG. 7 vjet paqe e trefishtë mendore do të thotë besim në cilësinë e
punimit dhe teknologjinë superiore të automjeteve tona, duke dashur që klientët
tanë të mbështeten tek to. Me të gjitha shqetësimet dhe paqartësitë/ pasiguritë
në jetën e tyre, automjeti i tyre mund të jetë diçka për të cilën nuk duhet të
shqetësohen kurrë” - thotë Nenad Pleteš, drejtor i markës MG për rajonin e
Adriatikut.
Përvoja e posedimit të një automjeti MG ishte tashmë e jashtëzakonshme dhe tani
ajo është përmirësuar më tej pasi aksesueshmëria dhe inovacioni shkojnë
paralelisht në rrugëtimin e MG-së për t'u bërë brendi/ marka premium kryesore
gjithëpërfshirëse në rajon.
7 vjet paqe e trefishtë mendore është në
dispozicion për klientët e MG-ve nga shtatori 2023 në Shqipëri, Kosovë, Poloni,
Çeki, Sllovaki, Hungari, Slloveni, Kroaci, Serbi, Mal të Zi, Maqedoni e Veriut,
Greqi dhe Rumani.