MG MARVEL R

Automjetet elektrike

Deri në 402 km
WLTP Gama/Diapazoni
Tre motorrë
Të katër rrotat aktive (AWD)
MG iSMART
Sistemi i lidhjes
288 KS
1.8s/ 0-50 km/h
IT 7 Years Warranty 3x

MG MARVEL R Electric është një SUV i gjerë, luksoz dhe kompakt. I krijuar për shoferë/drejtues evropianë që vlerësojnë dizajnin, luksin dhe performancën, është pjesë e gjeneratës së dytë të automjeteve tona tërësisht elektrike. Me dizajnin e tij elegant dhe sportiv, MG MARVEL R Electric kombinon një interier komod të gjerë me një pamje të jashtme futuriste. Duke marrë parasysh standardet kryesore të sigurisë, emetimet zero dhe një gamë të jashtëzakonshme, ju merrni një automjet elektrik që është unik në klasën e tij. Mirë se vini.

PERFORMANSA
Fuqia e ekuilibruar
Marrja e menjëhershme e shpejtësisë nuk është e vetmja përsosmëri e modelit MG MARVEL R. Falë dizajnit sportiv të shasisë dhe kalibrimit të saj ai gjithashtu ofron kënaqësi të madhe ngarje/vozitje.
Të katër rrotat aktive me tre motorrë

Të katër rrotat aktive me tre motorrë

Me 3 motorë elektrikë dhe një fuqi totale prej 288 kuaj fuqi dhe 665 Nm çift rrotullues, MG MARVEL R përshpejton/arrin shpejtësinë nga 0 në 100 km/orë në vetëm 4,9 sekonda. Me modalitetin Sport + dhe modalitetin dimëror (Winter mode), jeni plotësisht gati për një vozitje/lëvizje të jashtëzakonshme.
iBooster

iBooster

iBooster mund të sigurojë efikasitet të frenimit në situata të ndryshme me reagim më të shpejtë.
Përvoja e drejtimit të automjetit mund të përmirësohet me rregullime të ndryshme të pedaleve.

Shasia sportive

Shasia sportive

E gjithë shasia është kalibruar nga një ekip inxhinierësh gjermanë. Shasia është bërë nga aliazh alumini, i cili në mënyrë efektive redukton peshën dhe përmirëson lëvizjen dhe komoditetin. Shpërndarja e ngarkesës 50:50 midis pjesës së përparme dhe të pasme është gjithashtu ideale për kontrollin në kthesa.
GAMA
Vozitje/lëvizje me besim

Përdoret vetëm teknologjia më e avancuar e automjeteve elektrike (EV), duke mundësuar kështu performanca dhe gamë më të madhe.

402 km
WLTP gamë/diapazon
Përmirësim i densitetit të baterisë me 34%
Një paketë e madhe e qelizave të baterisë në module
Motori me fuketa/ Hairpin me transmision me 2 faza
Drejtim efikas i automjetit
GAMA
Një paketë e madhe e qelizave të baterisë në module

Një paketë e madhe e qelizave të baterisë në module

MG MARVEL R përdor zgjidhje me një paketë të madhe qelizash baterie duke rritur si densitetin e energjisë për vëllim ashtu dhe densitetin e energjisë ndaj peshës, duke ju mundësuar një gamë më të madhe.
Elektromotori

Elektromotori

Të gjithë motorët elektrikë në MG MARVEL R përdorin teknologjinë e mbështjelljes (bazuar në parimin e kapëses), e cila është më efikase se metoda tradicionale. Dy motorët e pasmë funksionojnë të pavarur nga njëri-tjetri, të gjitha kjo për të siguruar efikasitet maksimal.
Ngarkimi/Mbushja

Ngarkimi/Mbushja

Përveç rritjes së kapacitetit të baterisë, është përmirësuar edhe kapaciteti i ngarkimit/mbushjes. Ushqyesi trefazor i integruar 11 kW mbështet mbushje më të shpejtë me rrymë alternative dhe fuqia e ngarkimit/mbushjes deri në 90 kW mundëson që bateria të mbushet deri në 80% në afërsisht 40 minuta.
Transmetim me dy faza

Transmetim me dy faza

Motori i pasmë është i lidhur me një transmetim me dy shpejtësi. Kur automjeti ecën me shpejtësi të lartë, transmetimi mund të kalojë në marshin e lartë për të përmirësuar efikasitetin.
Kondicioneri dhe pompa e ngrohjes

Kondicioneri dhe pompa e ngrohjes

Krahasuar me një sistem konvencional të ajrit të kondicionuar me koeficient pozitiv të temperaturës (PTC), pompa e nxehtësise mund të përmirësojë efikasitetin e energjisë deri në 50%, duke ju dhënë më shumë besim gjatë lëvizjes me automjet në dimër.
SIGURIA
Mirëmbajtje gjithëpërfshirëse
MG MARVEL R është i pajisur me funksionalitete të reja që sigurojnë sigurinë e shoferit dhe pasagjerëve.
Mbrojtja e baterisë
Teste të rrepta sigurie
Strukturë e fortë
Karroceri /Trup i lehtë
MG Pilot
L2 Drejtim i automjetit pjesërisht autonom
Siguria e baterisë

Siguria e baterisë

E gjithë paketa e baterisë i është nënshtruar testeve të rrepta të sigurisë. Pas goditjeve të ndryshme nga çdo kënd, paketa do të ndërpresë tensionin e lartë në milisekonda, gjë që garanton sigurinë e baterisë dhe parandalon rrezikun e zjarrit.
Karroceria /Trupi i shkëlqyer

Karroceria /Trupi i shkëlqyer

Struktura është lider në botë sepse kombinon forcën dhe një trup të lehtë. Çeliku i shumëfishtë i formuar me nxehtësi, lidhjet e aluminit dhe materiale të tjera të përbërëse përdoren për të siguruar përforcimin e tij dhe një performabcë të lehtë.
Siguria  pasive

Siguria pasive

Ndonjëherë është e pamundur të shmangësh aksidentet, por falë strukturës solide të karrocerisë të MG MARVEL R dhe 7 airbagëve (përfshirë airbag-ët anësor), pasagjerët mbrohen maksimalisht nga dëmtimet e rënda.
Më shumë  kamera

Më shumë kamera

Sensorë dhe kamera të shumta, të cilat mbulojnë një zonë më të gjerë se sa është e dukshme, garantojnë sigurinë e njerëzve, brenda dhe jashtë automjetit.
MG Pilot
MG Pilot

MG Pilot në MG MARVEL R përfshin gjithashtu funksionet më të fundit, të tilla si ELK (Sistemi i mbajtjes së korsisë së automjeteve) dhe DWS (Sistemi i paralajmërimit të përgjumjes). Me pajisjet më të fundit harduerike, të gjitha këto funksione mundësojnë parandalimin dhe shmangien e aksidenteve të mundshme, si dhe drejtimin pjesërisht autonom.

Siguria aktive
L2 Ngarje pjesërisht autonome
Pamje futuriste
DIZAJNI
Pamje futuriste
MG MARVEL R miraton një koncept të ri, inteligjent të dizajnit elektrik, së bashku me një përmirësim të plotë, si të jashtëm ashtu edhe të brendshëm.
Ndjenjë rituali
Shprehja plot dritë
SUV Coupe
Stili i karrocerisë
"Stanford Torus"
Disqe/Felge 19"
Tipi i karrocerisë  Coupe

Tipi i karrocerisë Coupe

Tavani/çatia e ulët dhe shtylla C e lëmuar janë jashtëzakonisht dinamike, si në pjesën e përparme ashtu edhe në pjesën e pasme të automjetit. Kjo i jep karrocerisë një pozicion të kthyer përpara dhe krijon një karakteristikë proporcionale të qartë.
Lakim i plotë  i pjesës anësore së karrocerisë

Lakim i plotë i pjesës anësore së karrocerisë

E gjithë ana e karrocerisë përkulet rrjedhshëm lehtë, me një hark të dyfishtë te rrotat në të dyja anët. Të thjeshtë dhe të sofistikuar, këta elementë të dizajnit bashkohen kendshëm.
Shirit me dritë  LED Universe

Shirit me dritë LED Universe

Një brez qetësues dhe i hollë drite rrjedh nëpër pjesën e përparme para se të kthehet brenda.
Feneri i integruar  me dritën kryesore

Feneri i integruar me dritën kryesore

I gjithë dizajni është frymëzuar nga luftanijet hapësinore me dy shirita të lehta, të integruara me module drejtkëndore. Feneri kryesor ka një dizajn krejtësisht të ri të rregullimit të nëndritës.
Dritat e pasme  në formë shigjete

Dritat e pasme në formë shigjete

Shiriti me dritë kalon prapa, duke zgjeruar vizualisht automjetin dhe duke përmbledhur temën e stilolapsit me shigjeta brenda.
Dizajni i drejtpërdrejtë thekson vizualisht zonën qendrore të logos.
Komforti
E brendshme premium

E dukshme apo e padukshme, gjithmonë cilësore.

Sistemi audio Bose
9 altoparlantë
Pedale virtuale
Derë e pasme elektrike
Sedilje Nappa
Me ventilim
E brendshme premium
Sistem audio  Bose

Sistem audio Bose

Ekipi i kompanisë Bose ka përdorur njohuritë dhe aftësitë e tij të ekspertëve për të kryer një analizë gjithëpërfshirëse të kabinës së automjetit MG MARVEL R. Kjo përfshinte analiza të hollësishme, të tilla si testimi i efekteve zanore dhe rregullimi i ekuilibrit për të krijuar një tingull që të çon në një skenë koncerti dhe ju lejon të ndjeni vërtetë muzikën.
Hapje të ngushta  për ventilimin

Hapje të ngushta për ventilimin

Prisni një dizajn të jashtëzakonshëm të kanalit të fshehur të ajrit me gjatësi 900 mm, i integruar me njësinë qendrore të kontrollit dhe i pajisur me 4 grupe tehe të ventilatorit elektrik inteligjent që mund të kontrollojnë në mënyrë inteligjente këndet e rrjedhës së ajrit sipas ndryshimeve të temperaturës. Përveç kësaj, sistemi i pastrimit të ajrit filtron grimcat e dëmshme, duke përfshirë polenin dhe disa viruse, për të mbajtur të shëndetshëm ajrin në kabinë.
Modaliteti i mirëseardhjes

Modaliteti i mirëseardhjes

Eksperienca e mrekullueshme fillon që në momentin kur i afroheni automjetit. Doreza e fshehur e derës shfaqet automatikisht dhe sedilja kthehet në pozicionin e drejtimit kur ndizet energjia.
Derë elektrike e bagazhit me pedale virtuale

Derë elektrike e bagazhit me pedale virtuale

Thjesht lëvizni këmbën pranë pedalit virtual nën bagazh dhe dera e pasme do të hapet.
Tavan i hapur panoramik

Tavan i hapur panoramik

Hapeni atë për të hyrë ajër i pastër në automjet dhe për të ndjerë diellin në lëkurën tuaj, kudo që të shkoni.
Performancë e jashtëzakonshme NVH (izolim nga zërat dhe vibrimi)

Performancë e jashtëzakonshme NVH (izolim nga zërat dhe vibrimi)

Mbulim 95% NVH (izolim nga zërat dhe vibrimi), duke përfshirë xhamin me dy shtresa të papërshkueshëm nga zëri. Kur është qetësi, është sikur të jesh në një sallë koncertesh në heshtje. Kur jeni duke dëgjuar muzikë , valët e zërit ju sjellin kënaqësi të plotë gjatë udhëtimit.
Premium sedilje

Premium sedilje

Sediljet janë të pajisura/veshura me lëkurë Bader Nappa me dizajn sportiv, si dhe funksione ngrohjeje dhe ajrimi. Teknologjia e mbushjes vertikale me shkumë me fortësi të dyfishtë gjithashtu përmirëson shpërndarjen e presionit gjatë qëndrimit ulur.
Dritat e ambientit

Dritat e ambientit

Dritat e ambientit në 64 ngjyra "Aurora" mund të ndryshojnë atmosferën në automjet dhe të lëvizin në ritmin e muzikës suaj.
Kabina e dixhitalizuar
TEKNOLOGJIA
Kabina e dixhitalizuar
Plotësisht dixhitale dhe e lidhur për një eksperiencë më të mirë drejtimi dhe ndërveprimi inteligjent.
Ekran me prekje lundruese/naviguese 19,4 inç

Ekran me prekje lundruese/naviguese 19,4 inç

I gjithë ekrani është prej xhami Corning Gorilla, me butona virtualë dhe fizikë në ekran, gjë që mundëson një përdorim më të sigurt dhe më efikas.
Klaster dixhital lundrues 12,3 inç

Klaster dixhital lundrues 12,3 inç

Ekzistojnë tre zona të ndryshme ku shfaqen të gjitha informacionet e nevojshme dhe ju mund t'i personalizoni widgete miniaplikacionet sipas dëshirës tuaj.
Karikues/furnizues me valë

Karikues/furnizues me valë

Karikoni/mbusheni telefonin inteligjent në lëvizje.
MG ISMART
Një sistem krejtësisht i ri lidhjeje

Një sistem rrjeti inteligjent që kombinon komunikimin e automjeteve, internetit dhe përdoruesit. Gati për t'u lidhur me të ardhmen?

MG ISMART
Para nisjes

Para nisjes

Aplikacioni iSMART ju ndihmon të gjeni shpejt automjetin tuaj dhe të siguroheni nëse është i sigurt për të lëvizur me prekjen e butonit. Përveç kësaj, mund të përdorni komanduesin për të rregulluar paraprakisht kondicionerin në një temperaturë të këndshme përpara se të hyni në automjet.

Kërkoni automjetin tuaj

Përcaktoni vendndodhjen e saktë të automjetit tuaj.

Diagnoza e gjendjes së automjetit

Thjesht kontrolloni gjendjen e automjetit tuaj dhe sigurohuni që është i sigurt përpara se të dilni në rrugë.

Planifikues i itinerarit

Planifikoni paraprakisht udhëtimin tuaj dhe sinkronizoni itinerarin tuaj në automjet.

Komanduesi përmes aplikacionit

Ndizni kondicionerin për të rregulluar paraprakisht një temperaturë të këndshme të brendshme.

Në udhëtim

Në udhëtim

Ndërsa planifikoni itinerarin tuaj, do të merrni sinjalizime trafiku në kohë reale, udhëzime për itinerarin dhe orarin e saktë të mbërritjes. Dhe jo vetëm kaq, aplikacioni ju ofron të gjitha atraksionet që nuk dëshironi të humbisni gjatë rrugës.

Navigimi

Gjeni rrugën tuaj me alternativa të ndryshme.

Atraksionet e internetit

Gjeni gjithçka që ia vlen të vizitoni gjatë rrugës.

Vizualizimi i diapazonit dhe informacioni i stacionit të karikimit

Nuk duhet të shqetësoheni për gamën - zbuloni gamën tuaj dhe merrni informacione rreth stacioneve të furnizimit për itinerarin tuaj.

Në udhëtim

Në udhëtim

Nuk duhet të shqetësoheni për distancën - verifikoni saktësisht se sa larg mund të udhëtoni, si dhe të dhënat në kohë reale për stacionet e furnizimit përgjatë itinerarit tuaj. Përveç kësaj, mund të përdorni navigimin, të dëgjoni muzikë live, të bëni telefonata dhe të kontrolloni automjetin tuaj në lëvizje duke përdorur kontrollin zanor, pa duar.

Muzika Amazon Prime

Hyni në llogarinë tuaj në Amazon Prime dhe dëgjoni këngët më të reja të  artistëve tuaj të preferuar.

DAB+

Ruani stacionin e dëshiruar dhe MG iSMART do t'ju kujtojë të mos humbisni programin tuaj të preferuar.

Hotspot

Udhëtarët mbesin pa transferim të të dhënave? Mos u shqetësoni, përdorni hotspot-in nga automjeti juaj dhe qëndroni të lidhur.

Në udhëtim

Në udhëtim

Qëndroni të lidhur gajtë lëvizjes me Apple CarPlay ose Android Auto, të cilat transferojnë të gjitha funksionet e telefonit tuaj në ekranin qendror me prekje të automjetit tuaj. Dhe mos harroni të ruani radiostacionin tuaj të preferuar DAB+ në aplikacion - ai do t'ju kujtojë kur emisioni juaj i preferuar është i aktivizuar.

Parashikimi i Motit

Kontrolloni parashikimin e motit në vendndodhjen tuaj aktuale ose në destinacionin tuaj.

Udhëzim zanor

Shijoni kontrollin hands-free /pa duar të muzikës, navigimit, telefonit dhe automjetit.

Apple CarPlay dhe Android Auto

Lidhja me një smartphone është e lehtë me sistemin e integruar Apple CarPlay ose Android Auto.

Me të mbërritur në destinacion

Me të mbërritur në destinacion

Nuk ju kujtohet nëse e keni mbyllur automjetin tuaj? Nuk ka problem. Mund ta zhbllokoni dhe ta kyçni duke përdorur aplikacionin, si dhe të kontrolloni nivelin e baterisë dhe distancen në mënyrë që të jeni gati për udhëtimin tuaj të ardhshëm. Ju gjithashtu mund të shihni të gjitha të dhënat rreth udhëtimit me automjetin tuaj, duke përfshirë sasinë e CO2 që keni kursyer me kalimin tërësisht në energji elektrike.

Bllokimi dhe zhbllokimi i automjetit

Nuk jeni i sigurt nëse e keni mbyllur makinën tuaj? Thjesht kyçeni ose zhbllokoni duke përdorur aplikacionin.

Alarmi

Nëse ndodh ndonjë aktivitet i pazakontë, një push mesazh do t'i dërgohet automjetit.

Vendos furnizimin e planifikuar

Dëshironi të përfitoni nga rryma më e lirë në mbrëmje? Mos harroni të vendosni orarin e furnizimit.

ZSP Technology Header
PËRDORUESHMËRIA
Më shumë se i zgjuar
Përveç performancës së tij të jashtëzakonshme, MG MARVEL R ofron mprehtësinë që ju nevojitet për të gjitha gjërat tuaja thelbësore – pavarësisht nëse është një udhëtim i përditshëm ose një udhëtim në fundjavë.
Bagazhi  i përparmë dhe i pasëm

Bagazhi i përparmë dhe i pasëm

Kapaciteti i bagazhit është 357 l, dhe dera e pasme e tij ka një hapje të madhe që e bën ngarkimin e gjërave të thjeshtë dhe të lehtë. Sediljet e pasme janë të ndara 60/40 dhe kur janë të palosura, kjo mund të rrisë volumin e bagazhit në një maksimum prej 1,396 litrash. Bagazhi i përparmë ka një vëllim prej 150 l. Këtu mund të vendosni gjithçka, nga kabllot e karikimit deri te një çantë ose valixhe 24 inç.
Hapësirë e brendshme magazinimi

Hapësirë e brendshme magazinimi

Shfrytëzojeni plotësisht hapësirën e brendshme, me 5 mbajtëse telefoni, 8 mbajtëse për gota dhe një hapësirë të madhe nën konzolën lundruese. Pjesa e pasme është e bollshme, me një ndenjëse të pasme të rregullueshme dhe një ndarje për të futur sende në pjesën e pasme të mbështtjes së krahut.
Kapaciteti tërheqës 750 kg

Kapaciteti tërheqës 750 kg

MG MARVEL R ka një kapacitet tërheqës të miratuar prej 750 kg, kështu që ju mund të transportoni gjithçka që ju nevojitet.
Teknologjia V2L (Vehicle to Load)

Teknologjia V2L (Vehicle to Load)

Falë teknologjisë V2L (deri në 2400 V), MG MARVEL R është më praktik, kështu që mund të përdorni fuqinë/energjinë e baterisë në jetën tuaj të përditshme.
MG MARVEL R MG MARVEL R
Luxury

MG MARVEL R

• Rrima/Disqe 19''
• Sedilje sportive prej lëkure origjinale
• Ngrohja dhe ajrimi i sediljeve të përparme (opsionale)
• Kamera 360°
• Dera e bagazhit elektrike me pedale virtuale
• Karikues telefoni me valë
• Pasqyrë e brendshme me errësimin automatik
• Dritat e ambientit

* Versioni përfundimtar i nënshtrohet homologimit të automjetit.

Imazhet e paraqitura këtu shërbejnë vetëm për qëllime ilustrimi dhe mund të ndryshojnë nga specifikimet standarde në varësi të modelit. Nuk është e mundur të ushtrosh asnjë të drejtë në bazë të fotove. MG rezervon të drejtën për të ndryshuar modelet, ngjyrat, specifikimet dhe pajisjet pa njoftim paraprak dhe pa detyrimin për të ndërruar automjetet që janë tashmë në treg.

Specifikimet

Version Luxury
Dimensioni dhe pesha
Gjatësia (mm) 4674
Gjerësia (mm) 1919
Lartësia (mm) 1613
Distanca/Hapësira midis akseve të rrotave (mm) 2804
Hapësira nga toka (mm) 133,9
Bagazhi i përparmë 150L
Hapësira e bagazhit të pasmë (sedilje e shpalosur/sedilje e palosur, D) 357-1396
Pesha e automjetit të zbrazur (kg) 1810
Masa maksimale teknikisht e lejueshme e ngarkesës së automjetit (kg) 2288
Masa e ngarkuar teknikisht e lejueshme në çdo aks (kg) 1100/1342
Kapaciteti tërheqës (pa frena, kg) 750
Kapaciteti tërheqës (me frena, kg) 750
Motori
Motori Tip PMS motor
Fuqia maksimale neto (kW) 132
Shpejtësia maksimale e momentit (Nm) 410
Transmision Automatik me 2 shpejtësi
Motori elektrik dhe bateria
Bateria (kWh) 70
Fuqia maksimale e karikuesit të integruar (kW) 11 kW
Koha e karikimit rrymë elektrike alternative (5~80%) 43 min
Performanca
Shpejtësia maksimale (km/h) 200
Marrja e shpejtësisë (0~100 km/h) 7,9
EV gama/diapazoni (km, WLTP) 402
Konsumimi i energjisë (Wh/km) 194,1
Version Luxury
Siguria
Alarmi
Imobilizatori
Sistemi për thirrje emergjente (E-CALL)
ESP
ARP
EBA
HDC
Parkim automatik
EPB
Bravë /bllokim i sigurisë për fëmijë
ISOFIKS sistemi i fiksimit të sediljeve për fëmijë
Senzor për shiun
TPMS Direkt
Jastëkët e ajrit/Airbag
Airbag të përparmë për shoferin dhe pasagjerin
Airbagë anësorë për shoferin dhe pasagjerin
Airbagë anësorë
Perde ajrore anesore për shoferin dhe pasagjerin
Ndërprerësi i airbagëve anësorë të pasagjerit
Sistemi i asistencës
Kontrolli adaptiv i lundrimit (ACC)
Kontrolli inteligjent i dritës (IHC)
Sistemi i kontrollit të shpejtësisë (SAS)
Paralajmërim për përplasje përpara (FCW)
Sistemi automatik i frenimit emergjent (AEB)
Ndihmë gjatë vozitjes në bllokime trafiku (TJA)
Njohja e shenjave të komunikacionit (TSR)
Asistenca për mbajtjen e korsisë (LKA)
Sistemi i zbulimit të pikave të verbëra/vdekura (BSM)
Sistemi i paralajmërimit të përplasjes nga ana e pasme (RTA)
Paralajmërim për ndryshimin e korsisë (LCW)
Sistemi i mbajtjes së korsisë (ELK)
Sistemi paralajmërues i lodhjes (DWS)
Sistemi për parandalimin e ripërplasjes (MCB)
Paralajmërim për hapjen e derës (DOW)
Dritat
Dritat LED gjatë ditës
Fenerët LED
Dritat e pasme LED
Dritat e pasme të mjegullës
Sensor për muzg
Dritat e mireseardhjes
Dritat stop/të ndalimit të vendosura shumë lart
Asistencë gjatë parkimit
Sensor i parkimit mbrapa
Kamera 360° me pamje transparente të shasisë
Rripi i sigurisë në automjet
3 pika të përparme + paratensionues dhe kufizues i ngarkesës
E fundit në 2 pika + tensionues dhe kufizues i ngarkesës
Përkujtues i rripit të përparmë dhe të pasëm të sigurimit
Rregullimi i lartësisë së rripit të përparmë të sigurimit
Version Luxury
Mbajtës gjatësor mbi tavan
Spojler
Sensori i shiut dhe fshirës xhamash alotik i përparmë
Fshirës xhami i pasmë
Xhama të errët
Xhami i pasëm i privatësisë
Derë e pasme/e bagazhit elektrike
Pedale virtuale per hapjen e bagazhit
Grilë aktive e ajrit
Retrovizorë /Pasqyrat e jashtme
Ngrohje
Memorja
Me indikatorë drejtimi
Konfigurimet elektrike
Palosje automatike
Pjerrësi automatike gjatë lëvizjes prapa
Ne ngjyren e automjetit
Dorezat e dyerve
Doreza e fshehur e derës
Version Luxury
Mbyllja me komandues
Prizë 12 V
Shkarkimi i teknologjisë V2L (Vehicle to Load)
Rrjeta e bagazhit dhe grepat
Drita në bagazh
Pedale sportive alu
Levë marshi/ingranazhesh
Doreza e fshehur e derës
Mbrojtje nga dielli me pasqyrë dhe llambë
Funksioni i dritave të brendshme
Pasqyrë e brendshme me zbehje automatike
Paneli dekorativ i shkëlqyer i derës
Dritat e leximit LED në pjesën e pasme
Dritat e ambientit
Modaliteti i mirëseardhjes
Tavanë diellore me sistem kundër pinchit
Tavanë panoramike
Kondicioner
Pompa ngrohëse
Kondicioner dysh/dopjo
Hapje për ventilimin të pasme
Kondicioner me pastrim ajri
Ngritja e dritares
Ngritëse elektrike
Ngritja dhe ulja automatike e të gjitha dritareve
Mbrojtje nga shtrëngimi për të gjitha xhamat
Timoni
Lëkurë
Rregullimi në 4 drejtime
Multifunksional
Infoargëtuese
Klaster virtual 12.3"
DAB+
Altoparlantë 8
Sistemi audio premium -
3 mikrofona
4 priza USB
Karikues telefoni me valë
Bluetooth
Sistem lidhjeje MG iSMART
Komanduesi
Udhëzime zanore
Parashikimi i Motit
Navigimi i trafikut në kohë reale me planifikimin e gamës
Sinkronizimi i udhëtimit dhe agjendës
Transmetimi i muzikës Amazon
Apple Carplay/Android Auto
Ekran qendror navigimi me prekje nga 19,4''
Bllokim qendror/kyçje
Mbyllja me komandues
Hyrja pa çelës
Nisja e motorit duke përdorur butonin
Version Luxury
Sedilja e shoferit e rregullueshme në 6 menyra
Sedilja e pasagjerit e rregullueshme në 4 mënyra
Sedilja e shoferit e rregullueshme elektrikisht, me funksion të memorizuar
Sedilja e pasagjerit e rregullueshme elektrikisht
Mbështetje lumbare në sediljen e shoferit
Xhep për hartë pas sediljeve të përparme
Sedilje prej lëkure artificiale -
Sediljet pjesësrisht lëkure
Sediljet e përparme me ngrohje
Sediljet e pasme me mbështetëse qendrore për krahë dhe mbajtëse kupash
Sediljet e pasme të palosshme 40/60
Ventilim i sediljeve të përparme*
Version Luxury
Disqe ALU 19"
Komplet për riparimin e gomave
Version Luxury
Karikuesi i shtëpisë Tipi 2 Modaliteti 3
Kabllo karikimi/furnizimi Tipi 2 Modaliteti 3
Version Luxury
Ngjyrë Prism Blue Metalik Ngjyrë Prism Blue Metalik
Ngjyrë Cumulus White Metalike Ngjyrë Cumulus White Metalike
Ngjyrë Pebble Black Metalike Ngjyrë Pebble Black Metalike
Ngjyrë Beton Grey Metalik Ngjyrë Beton Grey Metalik
Ngjyrë Night Watch Grey Metalike Ngjyrë Night Watch Grey Metalike
Version Luxury
E zezë
Gri
Bojë kafe (Alcantara) -

Gjej një dyqan

Dyqan i brendit
Servisi